Google ADS

Thaçi në konferencë, e shikojnë nga zyra e Albin Kurtit

16:46 | 1 Qershor 2020
Arbresh Info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për dekretin që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Thaçi tha para mediave se Kosovës i duhet sa më shpejtë një qeveri e re.

Duket se kjo paraqitje e të parit të shtetit iu ka bërë përshtypje edhe zyrës së kryeministrit në largim të Kosovës, Albin Kurtit.

Këshilltari politik i Kurtit, Erzen Vraniqi ka vendosur që ta ndjekë paraqitjen që i pari i shtetit e pati nga oborri i presidencës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme