Thaçi në Kanada: Kosova shembull i stabilitetit dhe i marrëdhënieve të mira

19:03 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në diskutimin me deputetët kanadezë në Komitetin për Punë të Jashtme, shkruan arbresh.info

Ai para deputetëve kanadezë ka vënë theks në marrëdhëniet e mira fqinjësore të Kosovës, dialog dhe stabilitetin në rajon.

“Jemi duke punuar për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërmjet dy shteteve dhe ne promovojmë dialogun në rajon, ku kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, është shprehur ai.

Presidenti  ka thënë se Kosova ka përparuar në secilën fushë, përfshirë atë ekonomike dhe se e ardhmja e saj është në BE dhe NATO, duke qenë shembull i promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme