Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pati një takim në Japan Institutute of International Affairs (JIIA), që është i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Japonisë dhe me ndikim në politikën e jashtme të vendit.
Siç njofton kumtesa, presidentin Thaçi u prit nga Kenichiro Sasae, President i Institutit Japonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe bashkëpunëtorët Tomonori Yoshizaki dhe Yasunori Nakayama e të cilët u interesuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.
Duke folur për qëllimin e vizitës në Japoni, presidenti Thaçi u shpreh se vizita ka për qëllim të afrojë edhe më shumë Kosovën dhe Japoninë, veçanërisht pas iniciativës së Kryeministrit Abe të Japonisë për angazhim më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se 20 vite pas përfundimit të luftës dhe 11 vite pas pavarësisë, Kosova është në rrugë të drejtë drejt NATO-s dhe BE-së.
“Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Kreu i vendit më tej ka thënë se në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore.
“Por, në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore. Kosova u ka bërë ballë këtyre tendencave dhe vazhdon t’i kundërshtojë. Megjithatë, këto kanë shkaktuar përçarje në rajon”, tha Thaçi.
Prandaj, sipas tij, është e rëndësishme që përkrahësit strategjik të rajonit, BE, SHBA, por edhe Japonia, të jenë sa më prezentë në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova sot ka mekanizmat e sigurisë, kapacitetet për të garantuar sundim të ligjit, infrastrukturë për të garantuar investimet”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi shtoi se Kosova po punon që të mbyll kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe të ndërtojë kapitullin e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve euro-atlantike.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?