Tashmë është sqaruar se si do t’i drejtohet presidenti, Hashim Thaçi, Gjykatës Kushtetuese.
Të shtunën, arbresh.info raportoi për dërgimin në Kushtetuese të rrethanave të krijuara gjatë diskutimeve në lidhje me formimin e qeverisë, por nuk dihej saktësisht se si do t’i drejtohej.
Tashmë është bërë e ditur nga burime brenda Presidencës se presidenti Thaçi pritet t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese interpretim dhe sqarim në këto çështje kah fundi i kësaj jave.
“E para ka të bëjë me afatin kohor në dispozicion të partisë apo koalicionit fitues për të propozuar tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për Kryeministër apo mandatarin për formimin e Qeverisë së re,” bënë të ditur ky burim për arbresh.info.
Sipas këtij burimi, pra, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë një afat kohor të caktuar dhe të arsyeshëm brenda të cilit partia apo koalicioni fitues duhet të jetë i obliguar për të propozuar kandidatin apo kandidaten e vet për Kryeministër/Kryeministre për formimin e Qeverisë së re.
“Ndërsa, çështja e dytë, ndërlidhet me situatën se çfarë ndodhë në rastin kur partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare refuzon të propozoj tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për kryeministër”, bënë të ditur ky burim./arbresh.info/
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës