Thaçi në familjen e Mujë Krasniqit: Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë

19:10 | 27 Korrik 2020
L G

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen e heroit Mujë Krasniqi në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai, thotë se ndjehet krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit, siç është familja e Mujë Krasniqit./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme