Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar sot në gjykimin që po mbahet ndaj tij.
Thaçi ka thënë se ndjehet keq për çdo viktimë të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike, racore apo fetare.
Thaçi theksoi se viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen penalisht të pafajshmit.
Sot jemi duke nisur një rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ato janë parime të çmuara për mua, janë gurthemeli i gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme pavarësisht nga përkatësia. Ato s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqet. Një padrejtësi nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga gjithë këto akuza por jam gati të përballem për familjen, shoqërinë dhe vendin tim”, tha Thaçi.
Ai tregoi për kohen dhe arsyen e kthimit të tij nga Zvicra për t’iu bashkuar UÇK-së në Kosovë, teksa tha se UÇK-ja ka qenë e përbërë nga njerëz të thjeshtë dhe vullnetarë.
“Isha student në Zvicër kur u masakrua familja Jashari më 1998, si shumë shqiptarë nga diaspora edhe unë u ktheva në vendin tim për ta ndihmuar atë. UÇK përbëhej nga njerëz të thjeshtë, vullnetar që përpiqeshin të mbronin shtëpitë e tyre. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre nga serbët. Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe ushtarët serbë të kalitur në luftërat e mëhershme në Kroaci dhe Bosnje. Rezistencat, qoftë ajo paqësore dhe ajo ushtarake, kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësineë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa vullnetin dhe luftën, Kosova s’do ishte shtet sot”, tha Thaçi.
Thaçi theksoi nevojën që të kthehen në dëshmitë e para 25 viteve, në mënyrë që e vërteta të del në pah.
“Duhet të kthehemi te ato dëshmi sepse aty do zbulohet e vërteta”, tha ai.
Ai shprehu keqardhjen e tij që nuk janë gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Madeleine Albright dhe akterët tjerë të rëndësishëm të kohës dhe dhënies fund të luftës në vitin 1999, të cilët do dëshmonin për veprimtarinë e Thaçit asokohe.
“Më vjen keq që sot s’mund t’i dëgjojmë dëshmitë e ministres Albright, sekretarit Cook, Richard Holbrook, Demelio, presidentit Ibrahim Rugova, profesorit Fehmi Agani dhe Adem Demaçit. Ata do kishin dëshmuar për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme. Jam megjithatë i lumtur që shumë të tjerë janë të gatshëm të dëshmojnë”, theksoi ish-presidenti Thaçi.
Ai rikujtoi raportin e Dick Martit në vitin 2010, për të cilin tha se menjëherë ka kërkuar hetime të pavarura nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me atë raport, të cilët më pas propozuan themelimin e Gjykatës Speciale.
“Kur raporti i Dik Martit mbushi titujt ndërkombëtarë, unë menjëherë kërkova hetim të pavarur, ata më thanë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë mbi ato akuza. Bota tash e di se si rezultat i atij procesi s’ka pasur trafikim të organeve dhe “shtëpia e verdhë” s’ka ekzistuar kurrë, unë dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. Kjo sakrificë ia ka vle dhe unë pres nga ky proces tash që të shfajësohem edhe nga këto akuzat tjera”, tha ai.
“Unë jam intervistuar nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare dhe çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent dhe gjithçka tjetër është e paqëndrueshme”, përfundoi Thaçi./Arbresh.info
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë