Thaçi nderon me medalje ish-këshilltarin e Merkelit

19:41 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon ndarjen e dekoratave për dhjetëvjetorin e pavarësisë së vendit.

Sot, ai e ka nderuar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, një ish-këshilltar të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Bëhet fjalë për Christoph Heusgen, tani ambasador i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Pata kënaqësinë që t’ia ndaj mikut tim dhe të Kosovës, përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar presidenti i vendit, në llogarinë e tij zyrtare, në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme