Thaçi nderon McCain me medaljen “Urdhri i Lirisë” (FOTO)

10:29 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medaljen “Urdhri i Lirisë” senatorin amerikan i cili po qëndron në Kosovë, John McCain.

Me këtë rast, Thaçi tha se McCain ishte bërë zëri i qytetarëve të Kosovës në kohën kur ata nuk kishin zë, shkruan arbresh.info.

“Në ditët tona më të vëshitra si komb ne gjetëm inspirim në rolin tuaj. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit por e drejtë fundamentale e secilit komb”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, McCain tha se ndihet i nderuar me këtë medalje që iu dha dhe premtoi se do të vazhdoj të punoj që Kosova të ketë mbështetjen amerikane.

“Po mundohem që të bëjë gjithçka që mbështetja e ShBA-së për Kosovën të vazhdoj në mënyrë që Kosova të jetë e lirë dhe demokratike”, tha McCain./Arbresh.info.

17950038_1469578633054748_684578566_o

17948647_1469578576388087_1765445177_o

17916862_1469578569721421_518429203_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme