Google ADS

Thaçi: Ndërkombëtarët akuzuan e dënuan Remin, Haradinajn e Limajn

12:21 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se drejtësia ndërkombëtare ka akuzuar dhe madje edhe dënuar vazhdimisht njerëzit e UÇK-së pas luftës.

Thaçi tha se drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë e udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare e jo nga kosovarët.

Kjo bashkësi, sipas tij, ka akuzuar Komandant Remin, Daut e Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Grupin e Drenicës e shumë të tjerë, shkruan arbresh.info.

“Drejtësia në Kosovë në 20 vitet e fundit ka qenë e udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare jo nga kosovarët. 10 vite të tëra ka qenë UNMIK, OKB për ato 10 vite janë akuzuar dhe janë dënuar njerëz të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Remi, Daut Haradinaj, z.Haradinaj është akuzuar nga Tribunali i Hagës, z.Limaj dhe disa njerëz të tjerë të UÇK-së. Nga viti 2008 vazhdojmë me EULEX-in, përsëri kemi pasur akuza ndaj z.Limaj, ndaj pjesëtarëve të Grupit të Drenicës dhe ndaj të tjerëve dhe përsëri ka ekzistuar departamenti dhe zyra e prokurorëve dhe hetuesve për krime lufte”, ka thënë Thaçi në një panel të organizuar nga shoqëria civile ku u diskutua për Gjykatën Speciale.

Sipas presidentit Thaçi, në Kosovë edhe pse 13 mijë viktima të luftës janë shqiptarë dhe rreth 2000 serbë, më tepër ka te akuzuar dhe të dënuar shqiptarë sesa që ka të dënuar serbë.

Pavarësisht sfidave dhe pengesave, Thaçi tha se  dialogu me Serbinë dhe pajtimi ndëretnik nuk ka alternativë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme