Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, në ceremoninë përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri, i ka dorëzuar familjes së tij dekoratën hero i Kosovës, ndërkaq, ka folur edhe për rrugën e Kosovës 20 vite pas përfundimit të luftës,.
Thaçi fillimisht foli për veprimtarinë e Abdullah Tahirit, duke filluar nga demonstratat e vitit 1981.
“Ekzekutimi i bashkatdhetarit tonë Abdullah Tahiri nuk ishte i rastësishëm. Gjilani me rrethinë dha figura të rëndësishme dhe patriotike. Në periudha të ndryshme me sakrificën e tyre e mbajtën të gjallë idealin e çlirimit të Kosovës. Si student ishte aktiv për organizimin e demonstratave të vitit 1981”, deklaroi presidenti.
Tutje, Thaçi shtoi se Tahirit pas arrestimit nga policia serbe, iu kishte ndërpritur hovi për t’u bërë një nga figurat udhëheqëse të UÇK-së.
“Abdullah Tahiri është figurë tipike dhe rezultat i emancipimit tipik kombëtar të atyre gjeneratave që nuk pajtoheshin assesi me Beogradin dhe Lidhjen Komuniste të Kosovës. Pas daljes në skenë të UCK-së, ai fillloi hapat e parë të organizimit të saj në Gjilan dhe rrethinë duke qenë një veprimtari njohur ai burgosur nga policia serbe, e kështu ndërpritet hovi I një komandanti në ardhje nga policia serbe. Ai u bë emër frymëzues për shumë luftëtarë”, deklaroi presidenti.
I pari i shtetit tha se vendi është në prag të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit, derisa, ka thënë se Kosova ka pasur disa arritje historike. Sipas tij, e vetmja alternativë është integrimi veri atlantik.
“Kosova është në prag të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit me 11 vjet pavarësi Kosova ka të arritura historike dhe shtet ndërtimit. Kosova po ecën sigurt drejt rrumbullakimit të të gjitha segmenteve të shtetësisë. Dje kishim UCK-në, sot Kosova ka ushtrinë e saj. Ka mbetur ende disa sfida drejt integrimeve veri atlantike, pavarësisht vështirësive, orientimi ynë është e vetmja alternativë. Në këtë rrugë Kosovën nuk do të mund ta ndalë askush”, tha tutje.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë