Thaçi: Muaji janar është momenti i fundit që të ratifikojmë Demarkacionin

12:27 | 8 Janar 2018
M. A.

Të hënën e ardhshme, me 15 janar është thirrur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet Projektligji për demarkacion, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo për miratim në Kuvend. Derisa komisioni i ri shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare thotë se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve Kosova humbë territor është presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i cili thotë se marrëveshja është e drejtë dhe ajo duhet të ratifikohet.

“Kushti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mos ratifikimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Prandaj, muaji janar është momenti i fundit që ne të gjejmë një konsensus dhe të ratifikojmë këtë marrëveshje. Vetëm atëherë i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi për Indeksonline.

Thaçi së fundi pati deklaruar se çështja e demarkacionit nuk duhet vonuar më dhe se i duhet dhënë zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të hapen rrugët e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme