Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar në lidhje me emërimin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, presidenti ka thënë se e mirëpret emërimin e Hysenit në këtë pozitë.
Sipas tij, ky emërim është produkt i koordinimit ndërshtetëror.
Madje, Thaçi ka thënë se Hyseni ka mandate për të negociuar marrëveshjen politike përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo të jetë pjesë e proceve që ai i ka quajtur “shterpe teknike”.
Postimi i plotë:
E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror. Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...