Thaçi mirëpret deklaratën e vendeve të Quintit

13:55 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur deklaratën e vendeve të Quintit përmes së cilit thirrje që liderët institucional të përqendrohen në luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore, shkruan arbresh.info.

“Mirëpres deklaratën e vendeve të Quintit që ndajnë kërkesat e mia për të gjithë në Kosovë për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet, funksionin demokratik të institucioneve dhe përqendrimin në luftimin e VOIVD-19, në vend që ta përdorin atë për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe sot Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara u kanë bërë thirrje që institucionet t’i japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës.

“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.

Vendet e QUNIT-it:  Jepni përparësi luftës kundër COVID-19, e jo politikës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme