Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare “Prishtina Media Days” që do të bëhet sot në ora 18:30 në Swiss Diamond Prishtina.
Konferenca ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe me Southeast European Media Organization (SEEMO), si dhe është mbështetur nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Përveç presidentit Thaçi, në hapjen zyrtare të konferencës do të flasin edhe ish-zëvendëskancelari i Austrisë, Erhard Busek, sekretari i përgjithshëm i SEEMO’s, Oliver Vujovic, rektori i UP-së, Marjan Dema dhe përfaqësuesi i Universitetit të Vjenës, Thomas Bauer./Arbresh.info.