Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për informatat në media për gjendje të jashtëzakonëshme ne veri vikendin që shkoi.
Ai ka thënë se të gjitha ishin thashetheme dhe lajme të rrejshme.
“I falenderoj të gjithë mekanizmat e sigurisë të cilët treguan që janë duke punuar për paqe dhe siguri. Ata pranuan që të kalojnë çdo të papritur në vikendin e kaluar. Gjithë ky përkushtimi i vendorëve dhe ndërkombëtarve në Mitrovicë në veri bëri që mos të kemi as një problem në këtë pjesë. Të gjitha thashethemet dëshmuan edhe një herë se sa larg janë prej realitetit. Kosova do t’i kryej të gjitha obligimet që i ka marr në Bruksel dhe marrëveshjet që janë arritur përfshirë këtu edhe asociacionin. Kosova vazhdon të jetë e interesuar të i kryej të gjitha obligimet. Tani jemi duke i kaluar ditët më të nxehta për çështjet e interesit nacional dhe shtetëror që po bëhen më dinamike”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Thaci ka theksuar se tema kryesore mbetet dialogu për normalizim të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mundësitë për arritje të marrëveshjes paqësore janë tejet të vogla. Unë e kam thënë se ky është një proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm . Vetëm duke arritur marrëveshje ne do të mund të antarësohemi në NATO dhe BE. Kriteri i qartë është se pa fqinjësi të mirë nuk mund t’i bashkangjitemi BE-së. Mundësitë për të arritur një marrëveshje më Serbinë janë të vogla por do të mundohemi që në fund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Dialogu ka qëllim thelbësor arritjen e marrëveshjes, njohjen reciproke”, ka thënë ai duke shtuar se korrigjimi i kufirit dhe bashkimi me Luginën, nuk nënkupton ndarje të Kosovës e as autonomi por realizim të kërkesave të banorëve të Preshevës./Arbresh.info
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...