Thaçi: Mehmedi, zë origjinal i të gjitha periudhave të shoqërisë shqiptare

09:44 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur pikëllimin e tij me marrjen e lajmit për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi.

Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Qaniu ishte zë origjinal i të gjitha periudhave të shoqërisë shqiptare, shkruan arbresh.info.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme