Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës Kombëtare të Kroacisë në Prishtinë, të organizuar nga ambasada kroate në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë histori të përbashkët të përpjekjeve të suksesshme për të realizuar aspiratën për liri, barazi dhe drejtësi.
“Jemi bashkë edhe sot, sepse ndajmë të njëjtat vlera civilizuese perëndimore, prandaj edhe bashkëpunimi jonë bilateral dhe miqësia ndërmjet dy popujve natyrshëm vjen duke u thelluar”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në takimin që kishte këtë muaj me presidenten Grabar-Kitaroviq, por edhe me liderët e tjerë të shtetit kroat, presidenti Thaçi ka thënë se është rikonfirmuar edhe një herë miqësia tradicionale, por edhe gatishmëria për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy vendeve.
“Kemi biseduar për hapjen e Odës Ekonomike Kroate në Kosovë, për inkurajim të bashkëpunimit në mes të bizneseve, për bashkëpunim në nismat rajonale, për bashkëpunim në integrimin e rajonit në BE, për bashkëpunim në fushën e sigurisë. Kemi biseduar edhe për komunitetet tona, të kroatëve në Kosovë dhe të kosovarëve në Kroaci, që shërbejnë si ura lidhëse në mes dy vendeve tona dhe të cilët duhet t’i përkrahim dhe t’i fuqizojmë edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.
Si president i vendit, ai ka thënë se ndër iniciativat e para që ka ndërmarrë ka qenë edhe ajo për reformën elektorale, që ndër të tjera parasheh edhe nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës për komunitetin kroat dhe atë malazez, me qëllim që të fuqizohen politikisht këto dy komunitete.
“Jam i bindur se kjo çështje do të adresohet me prioritet nga Kuvendi i Kosovës, sepse kështu dëshmojmë se jemi shtet që integron në mënyrë të barabartë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është krenare për raportet bilaterale të shkëlqyeshme me Kroacinë dhe është i bindur se përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta do ta ndihmojë Kosovën për realizimin e synimeve për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...