Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.
Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi ka thënë se në këtë ditë kujtohet me respekt sakrifica dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Çdo 7 Mars, në Ditën e Shkollës Shqipe, Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës shqipe që ka luajtur rol qenësor në zhvillimin e qytetërimit shqiptar, në krijimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në emancipimin e përgjithshëm shoqëror.
Kujtojmë me respekt sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë.
Ndërkaq, sot urojmë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe pedagogët me besimin se ata vazhdojnë të jenë prijatarë të ngritjes së gjeneratave të reja të Kosovës, konkurrente dhe të barabarta me gjeneratat e tyre në rajon dhe më gjerë.
Urime 7 Marsi! HTH
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi