Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në zyrat e Dhomave të Specializuara për të vazhduar intervistimin e tij nga prokurorët e Specializuar, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij për përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Thaçi, është intervistuar edhe dje nga prokurorët e Specializuar do dhe do të vazhdoj sot .
Gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi ishte intervistuar për orë të tëra, raporton arbresh.info.
Pas përfundimit të intervistimit, ai para mediave bëri të ditur se ishte pyetur më shumë rreth çështjeve teknike dhe UCK-së, raporton arbresh.info.
Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit tim dhe Prokurorëve, disa çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kështu që intervistimi do të vazhdoj nesër”, ishte shprehur Thaçi.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.
Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara./arbresh.info
LEXO EDHE:
Presidenti Thaçi, tregon për çfarë u pyet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...