Google ADS

Thaçi: Marrëveshja në dialog arrihet në mënyrë paqësore jo me kërcënime lufte

11:38 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i komunikimit është rritja e transparencës dhe dërgimi i mesazheve tek qytetarët lidhur me çështjet e rëndësishme si procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përkudnër keqinterpretimeve të qëllimshme apo të paqëllimshme, skenarëve apo opinionëve të mundëshme apo të pamundëshme, unë e konisderoj të dobishëm debatin publik lidhur me procesin e dialogut për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm duke debatuar hapur, me kujdes të gjitha opsionet dhe duke marrë guximin të diskutojmë edhe për tema që deri më sot janë parë si tabu, ne bashkarisht do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në përputhje me interesin shtetëror tonin”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Thaçi ka theksuar se Kosova i ka institucionet e saj që do t’i përmbushin obligimet ligjore për mbarëvajtjen e dialogut.

“Parlamenti si institucion mbikëqyrës e ka fjalën përfundimtare për ratifikimin e një marrëveshje që do të rezultojë në fund të këtij procesi. E kam theksuar se mundësia e një marrëveshje dhe njohja reciproke janë shumë të vogla, por duhet bërë maksimumin që të arrijmë një marrëveshje historike dhe paqësore”, ka thënë ai duke shtuar se dialogu ka një qëllim thelbhësor arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore.

“Të gjithë ata akterë që janë të përfsihë në këtë proces dhe debat publik, i ftoj ta theksojnë faktin se marrëveshje mund të ketë vetëm nëpërmjet dialogut, mirëkputimit reciprok dhe në mënyrë paqësore por kurrsesi me kërcënime lufte”, shtoi ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1902521213146295/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme