Thaçi: Marrëveshja e arritur siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës

17:12 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi ka thënë se marrëveshje është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen.

Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private. HTH“, ka shkruar thaci në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme