Google ADS

Thaçi kujton veprimtarin i cili ndërroi jetë, Bajrush Behramin

09:05 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar veprimtarin Bajrush Behrami me rastin e vdekjes së tij.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë e Behrami ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981, përcjell arbresh.info.

Statusi i plotë:

Vdekja e veprimtarit të shquar Bajrush Behrami është humbje e madhe për familjen miqtë dhe gjithë brezin e tij politik, me të cilin punoi dekada të tëra. Bajrushi ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të viti 1981, i burgosur politik për vite të tëra dhe mbështetës i pa kompromis i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bajrush Behrami dha kontribut të çmuar edhe në ndërtimin e jetës institucionale pas luftës. Ai u shqua për talent në artin vizatimit dhe pikturës, duke lënë prapa vetes një trashëgimi artistike, që shprehte shpirtin e tij artistik dhe bindjet atdhetare. I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij! HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme