Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar intelektualin e madh shqiptar, Ukshin Hoti në 75 vjetorin e lindjes.
Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se s’do të ndalen asnjëherë së kërkuari për të gjithë ata që janë të zhdukur si Hoti, përcjell arbresh.info.
Lexoni postimin e plotë:
Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta. HTH
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat