Google ADS

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit

10:37 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka kujtuar masakrën e Lubeniqit të Pejës, raportona rbresh.info.

Sipas tij dita e parë e prillit , para 19 vite ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës për të gjithë qytetarët tanë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Thaçit:

Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë.

Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme