Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liria dhe pavarësia të cilën e gëzojnë sot, është fryt i përpjekjeve dhe sakrificës së heronjve dhe dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Thaçi përmes facebook, këtë dedikim e bëri në shenjë nderimi të të rënëve të Lubeniqit të Pejës, ku forcat serbe masakruan 80 civilë të pafajshëm shqiptarë.
”Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. HTH”
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...