Google ADS

Thaçi kujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e tyre u bë themel i lirisë sonë

11:48 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Izbicës ku 19 vjet më parë u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatrat e ndryshme të Drenicës.

“Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë. Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe. Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme