Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka përkujtuar masakrat që u kryen në Poklek dhe Çikatovë të Drenicës.
Ai ka thënë se këto ishin përpjekje të Serbisë për spastrim etnik anekënd Kosovës.
“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti gjithashtu ka thënë se Kosova së shpejti do ta padis Serbinë për gjenocid në luftën e vitit 98’-99’.
“Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thuhet në postimin e Hashim Thaçit në facebook.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?