Thaçi kujton Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990

15:24 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut në vitin 1990.

“Më 7 shtator 1990, Kosova tregoi se cilat janë aspiratat e saj – liri e drejtësi për të gjithë, duke i vënë këto parime në themelet e Kushtetutës së Kaçanikut”, ka shkruar Thaçi.

“E kujtojmë me krenari dhe respekt përkushtimin dhe sakrificën e deputetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës”, shkruan presidenti në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme