Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 24 vjetorin e vdekjes së albanologut, humanistit dhe pajtuesit të gjaqeve, Anton Çeta.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes./arbresh.info
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3137378369665834/?type=3&theater
Postimi i plotë:
Para 24 viteve vdiq albanologu, humanisti i shquar dhe njeriu i urtë Anton Çetta, që hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike.
Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes.
Më pas, Kosova shkoi drejt luftës çlirimtare me një plagë socialpsikologjike më pak, falënderuar urtësisë së këtij burri dhe dhjetëra aktivistëve tjerë, që e shoqëruan atë anembanë Kosovës. HTH
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...