Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndihet krenar me oficerët Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami të cilët diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.
Ai në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se suksesi ndërkombëtar i FSK-së dëshmon se Kosova është gati për themelimin e ushtrisë, shkruan Arbresh.info.
Statusi i plotë:
Krenar me oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami, të cilët diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.
Oficeri Xhevahir Hasanaj u dekorua sot si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, derisa medaljen ia dorëzoi Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Suksesi ndërkombëtar i FSK-së dëshmon se Kosova është gati për themelimin ushtrisë së vet shumetnike, e cila do të mbrojë integritetin territorial të vendit tonë dhe do t’i kontribuojë paqes globale me pjesëmarrjen e saj në misione paqeruajtëse. HTH
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...