Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me atë të Katalonisë në Spanjë, gjë për të cilën po këmbëngul Beogradi zyrtar.
Thaçi thotë se në Kosovë është kryer gjenocid dhe është rast specifik në botë.
“Kosova është rast i veçantë siç e kanë deklaruar edhe sot zyrtarët e Bashkimit Europian dhe e ka deklaruar edhe e gjithë bota demokratike, paraqet një rast specifik në botë. Në Kosovë është kryer gjenocid. Natyrisht që Beogradi gjithmonë përpiqet ta krahasojë Kosovën me çështje të ndryshme lokale dhe për Europë dhe botë por që nuk kanë asgjë të përbashkët me kauzën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Një gjë mund të themi se Spanja nuk është Serbi por dhe Katalonia nuk është Kosovë, janë raste të pakrahasueshme”, tha Thaçi për televizionin publik.
Ish-kryeministri Thaçi tha se qëndrimi i Kosovës kundrejt referendumit të Katalonisë për pavarësi është në vije me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë lidhur me rastin e Kosovës dhe Katalonisë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiqtha se do t’i drejtohet me një letër Bashkimit Europian, që thotë se rasti i Kosovës dhe Katalonisë nuk lë vend për krahasime.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...