Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para mediave në një konferencë për fundvit tha se në vitin 2019, Kosova ka pasur progres të mire në disa fusha.
Ndërsa ai tha se gjithashtu ka pasur edhe shumë sfida.
“Shprehi mirënjohje të lart për përcjelljen e institucioneve. Ky progres që Kosova ka shënuar gjatë këtij viti është kontribut i juaji. Viti 2019 ka qenë një vit i një progresi të mire qoftë të reformave qoftë të zhvillimit ekonomik, të rendit dhe ligjit dhe të orientimit euroatlantik të vendit dhe forcimit të Ushtrisë së Kosovës e ne veçanti organizimi i mire i zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë ai.
Thaçi ka shtuar se vetëm të bashkuar, Kosova mund të ketë suksese.
“Tash mbetet tek partitë politike se si do të vazhdojnë. Kemi pasur edhe sfida por mendoj se këto sfida do t’i tejkalojmë, jemi shtet i ri dhe të bashkuar do të jemi më të fortë dhe më të suksesshëm edhe në afrimin e familjes Evropiane. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetje”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin