Vihet gurthemeli i ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në këtë ceremoni tha se Institucionet e Kosovës kanë qenë të interesuara për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave jo vetëm brenda kosovës por edhe me shtetët fqinjë siç është Serbia.
“Kosova gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e përkushtuar për dialog dhe paqe në rajon. Instirucionet e Kosovës kanë qenë të interesuara për lëvizjen e lirë të mallrave jo vetem brenda Kosovës por edhe me shtetin fqinjëë siç është Serbia. Ky gurthemel është një dëshmi tjetër që tregon se kemi ndjekur rrugën e dialogut. Kosova gjithmonë e ka respektuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave prandaj kemi vendosur këtë pikëkalim që të lëvizin pa penges”, tha ai, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kjo ngjarje është dëshmi e suksesit të dialogut me Serbinë.
“Vlersoj shumë këtë njarje që po ndodh sot pasi që kjo është një dëshmi për suksesin që ka dialogu me Serbinë. Falenderoi bashkimin europian për mbështetjen”, theksoi Mustafa.
Kurse shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka thënë se tri pikat kufitare do të financohen nga Bashkimi Europian.
“Është kënaqësi për mua që të ju pres këtu në piken kufitare ku do të vëhet gurthemeli për ndërtimin e pikës kufitare. Tri pikat kufitare do të financohen nga BE që arrijnë vlerën 9.22 milion euro. Kjo është rezultat i dialogut të realizuar në Bruksel. Vetë ndërtimi i kësaj ndërtese nuk do të thote që të gjitha janë të garantuara por duhet që edhe Qeveria e Kosovës të vazhdoj të bëjë punën e saj”, tha ajo./Arbresh.info
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës