Google ADS

Thaçi: Kosova është ranguar 38 vende më lartë për liri ekonomike

10:51 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në lidhje me rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike.

Thaçi ka thënë përmes një postimi në Facebook se shteti ynë është ranguar 38 vende më lartë në krahasim me vitin paraprak, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Kosova vazhdon të shënojë suksese në rrafshin ekonomik. Në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”, hulumtimin vjetor të institutit prestigjioz amerikan, The Heritage Foundation, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, të 22-in në Evropë, por tani është edhe e dyta në rajon.

Kështu, shteti ynë është ranguar 38 vende me lartë në krahasim me vitin paraprak.

Siç kam potencuar edhe në takimin që zhvillova me krerët e “The Heritage Foundation” në muajin që shkoi, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, mbetemi të përkushtuar në synimet tona drejt reformave rrënjësore ekonomike në interes të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme