Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë

11:22 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur largimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se në këtë mënyrë janë larguar të gjitha pretekstet që Serbia i ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut, shkruan arbresh.info.

I pari i vendit ka shtuar se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë dhe nuk ka çka të hezitoj.

“Shpreh mirënjohjen për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur çdo dialogu me Kosovën. Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA-të dhe gjithë aleatët e tjerë, nuk kemi çka të hezitojmë pasi është rrugëtim i sigurt. Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe të bashkuar, ta plotësojmë njëri tjetrin”, ka thënë Thaçi”, ka thënë ai.

Thaçi ka përmendur edhe zhbllokimin e fondeve të SHBA-ve pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa i pyetur nëse do ta udhëheq ai apo Hoti dialogun, Thaçi ka shtuar se është me rëndësi që përballë Serbisë të jenë të bashkuar.

“Ne përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar, ne nuk jemi në garë përballë Serbisë por jemi për të plotësuar e  koordinuar njëri-tjetrin që ky proces të përmbyllet suksesshëm dhe të kemi njohjen reciproke prandaj ky është synimi i të gjithë neve në Kosovë”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme