Google ADS

Thaçi: Kosova është bërë eksportuese e sigurisë

13:40 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.

Duke treguar për përvojën e Kosovës, presidenti Thaçi u shpreh se bota mund të mësojë shumë nga sukseset, por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“E para që duhet të mësohet është nevoja për të komunikuar me komunitetin vendor”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se ndonëse qytetarët e Kosovës ishin të okupuar nuk do të thotë edhe se ishin të paemancipuar.

Presidenti Thaçi u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

“Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim”, është shprehur Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme