Presidenti i kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier.
Thaçi ka thënë se Kosova është konsoliduar si shtet në rajon dhe po punon që të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat ndërkombëtare.
“E çmojmë dhe e vlerësojmë lart angazhimin e misionit të OSBE-së në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zanier, ka thënë se misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar në përkrahjen e proceseve që ndihmojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova promovon dialogun dhe pajtimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon.
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare
Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me variantin e ri të li...
Këtë javë, zëvendëssekretari amerikan viziton Kosovën, Shqip...