Google ADS

Thaçi: Kosova e gatshme të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë

12:53 | 17 Maj 2018
M. A.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që të hyj në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Kjo për arritjen e një marrëveshje ligjërisht detyruese, e cila do të normalizonte plotësisht marrëdhëniet tona, shkruan Gazeta Alo.

Thaçi ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, që sjellin paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në Ballkan e më gjerë.

Statusi i tij i plotë në facebook:

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, që sjellin paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në Ballkan e më gjerë. Për fazën e re të dialogut me Serbinë, sot diskutuam edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese, e cila do të normalizonte plotësisht marrëdhëniet tona”, ka shkruar Thaçi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme