Thaçi: Kosova duhet ta mbyllë çështjen e personave të pagjetur

17:00 | 23 Prill 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të rrisin presionin mbi Serbinë, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.

Ai në një shkrim në Facebook me rastin e “Javës për Personat e Pagjetur”, ka thënë se Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, në mënyrë që shoqëria të ndërtojë të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë:

Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme