Thaçi: Komandant “Pesëqindëshi”, ishte shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri

11:51 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi në përvjetorin e 21-të të rënies së Heroit Kombëtar Mensur Zyberaj ka kujtuar atë duke e quajtur një shtyllë të fuqishme të luftës për liri.

“Komandant “Pesëqindëshi”, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri”, shkruan ndër tjerash Presidenti.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Në përvjetorin e rënies e nderojmë heroin Mensur Zyberaj – “Pesëqindëshin”, i cili ra heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mensurin e kisha mik të mirë dhe si një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, me guximin dhe angazhimin e tij ishte kyç në shtrirjen e aktivitetit tonë në rajonin e Anadrinisë, respektivisht në Zonën Operative të Pashtrikut.

Komandant “Pesëqindëshi”, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri.

Heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është frymëzim për ne dhe gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kujtimi për komandant “Pesëqindëshin” do të jetë i përjetshëm! HTH/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme