Google ADS

Thaçi: Klubi i Biznesit Frankofon në Kosovë, përfitim i madh për Kosovën

12:22 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Është mbajtur sot ceremonia e formimit të Klubit Frankofon në Kosovë nën organizimin e ambasadës franceze në vend.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme si presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa e ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, shkruan arbresh.info.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova ka nevojë që të përfitoj nga resurset dhe promovimet e saj nëpër botë.

Thaçi tha se si president do ta mbështes fuqishëm këtë klub.

“Klubi që po themeloni sot përbën një grup të tillë që të shkembeni informata. Është i rëndësishëm ky hap që po ndërmerrni sot. Duke pasur parasysh që qëllimi i shteteve frankofone është i qëndrueshëm dhe bësoj fuqishem se shteti i Kosovës do të përfitoj shumë në çdo aspekt”, u shpreh Thaçi./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme