Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këtë vit ende nuk ka falur asnjë të burgosur edhe pse në adresë të tij janë dërguar rreth 500 kërkesa nga të burgosurit përmes Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Gjatë vitit 2019, Presidenti i vendit kishte falur 24 të dënuar në ditën e pavarësisë, ndërsa këtë vit ende nuk ka falur askënd, shkruan arbresh.info.
Zyra e Presidentit nuk i është përgjigjur portalit arbresh.info nëse këtë vit do të falë, Hashim Thaçi, ndonjë të burgosur.
E Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë për arbrsh.info se kanë përcjell në adresë të Presidencës 495 kërkesa të burgosurve për falje.
“Nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani kemi pranuar dhe përcjellë tek organet kompetente 495 kërkesa për faljen e dënimit nga të burgosurit”, thuhet në përgjigjen e tij.
Krahasuar me vitet e kaluara, numri i të falurve nga presidenti ka shënuar rënie drastike thotë njohësi i çështjeve juridike në vend Ehat Miftaraj.
“Në bazë të Ligjit për faljen është në diskrecion dhe vullnet të Presidentit të Republikës të vendos nëse do të fal ndonjë të burgosur që është në vuajtje të dënimit. Përderisa në të kaluarën presidentët e parë këtë mundësi e kishin shfrytëzuar në maksimum, ku jo rrallë herë ishin falur edhe persona që me ligj nuk i kanë plotësuar kriteret në vitet e fundit, e veçanërisht në kohën e Presidentes Jahjaga, numri i të falurve ka shënuar rënie drastike”, thotë ai.
Instituti i faljes edhe përkundër faktit se është në diskrecion të Presidentit, është e këshillueshme të zbatohet në praktikë në mënyrë të kontrolluar, në mënyrë që të dërgohet edhe mesazhi tek personat që vuajnë dënimin.
“Me sjellje të mira në qendrat korrektuese dhe me ri socializim mund të jenë subjekt i faljes dhe lirimit para kohe nga dënimi i shqiptuar nga gjykata” thotë Miftaraj.
Gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar faljen e dënimit 724 të dënuar, nga falja kanë përfituar 24 të dënuar./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...