Thaçi “këshillon” Hotin: Ai që nuk respekton simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve

12:14 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur nga mediat rreth veprimit të zv/kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, i cili hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.

Ai theksoi se sa ishte udhëheqës i ekzekutivit, nuk kishte lejuar një veprim të tillë, transmeton arbresh.info.

“Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit. Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit  e gjitha komuniteteve kanë respektuar kushtetutën dhe simbolet. Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet, tash pyetne z.Hoti Ai që nuk repsketon simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1464335557108444/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme