Thaçi kërkon të ruhet si “sytë e ballit” partneriteti me ShBA-në

10:24 | 11 Mars 2020
Arbresh.info

Ndonëse ora ka shënuar 10:00 në zyrat e Presidentit të Kosovës nuk ka ardhur kryeministri, Albin Kurti.

Që nga mbrëmë presidenti, Hashim Thaçi ka lenë tri orare për kryeministrin, Albin Kurti që të vij në takim por edhe këtë herë Kurti nuk ka ardhur.

Arsyeja e mos ardhjes së tij në takimin e ka treguar vetë presidentit Thaçi në një konferencë për media.

Sipas tij është fatkeqësi që Kryeministri edhe sot ka refuzuar ftesën për të biseduar për këto zhvillime dramatike që o kalon Kosova.

” Siç e dini në kuadër të angazhimeve kushtetues për unitetin politik kemi zhvilluar konsulta me liderët institucional. Për fat të keq edhe pse kryeministri Kurti kishte konfirmuar për pjesëmarrje në takim 5 minuta para fillimit kishte anuluar. Unë përsëri edhe dje e kam ftuar që të takomi dhe të bisedojmë për zhvillimet e reja dramatike për Kosovën edhe sot kishte përsëri refuzim për të ardhur në takim në tri oraret që i kam dërguar. Do të ishte në interes që të gjithë të shpenzojmë energji për unifikim. Kosova është ardhë i të gjithë qytetarëve të saj. Kryeministri duhet të merr vendime që i takojnë dhe mos të vonohet në vendimmarrje që e qojnë vendin me drejtim të gabuar historik që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-së”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme