Kosova po shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
Në një tryezë të organizuar nga MPB, Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet punuar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve , në mënyrë që të mos bien preh e trafikimit, shkruan arbresh.info.
“Duhet të punojmë që të krijomë kushte më të mira për qytetarët tanë që të kenë jetë më të mirë në mënyrë që qytetarët mos të bëhen preh e trafikimit”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të përkushtohet që qytetarët të jenë të mbrojtur me infrastrukturë ligjore.
“Duhet të mbesim të përkushtuar që qytetarët tanë duhet të jetë të mbrojtur me infrastrukturë ligjore. Ftojë të gjitha institucionet përkatëse që në bazë të detyrave të tyre kushtetuese të jenë në nivel të detyrës që parandalojmë këtë dukuri”, është shprehur Thaçi./arbresh.info.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare