Google ADS

Thaçi kërkon më shumë përkrahje për librin, botuesin dhe lexuesin

11:19 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të librit tha se Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit.

Ai tha se institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin.

“Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor. Kjo ditë, përpos botimit, leximit dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, shkruan Thaçi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme