Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të një prej kompanive më të madhe automobilistike Toyota.
Sipas njoftimit për media, në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, Presidenti Thaçi, ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
“Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të biseduar për mundësinë e zgjerimit të tregut të Toyotës në Kosovë. Në jemi vend i sigurt për investime, me ligje evropiane dhe fuqi punëtore të talentuar. Pas kësaj vizite do të kemi takime tjera për të thelluar këtë bashkëpunim”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë.
Nga ana tjetër, Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën. Ai ka theksuar se fillimisht duhet të rritet numri i përdoruesve.
“Prandaj misioni i parë dhe kërkesa për popullin e Kosovës është që të vozisin sa më shumë Toyota”, ka shtuar ai.
Në njoftim thuhet se gjatë vizitës në Japoni, presidentit Hashim Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ai po ashtu ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag