Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se gjithë spektri politik duhet të përfshihet në çështje finale të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, qeveria aktuale është pakicë dhe kjo detyronë që edhe opozita të jetë pjesë e ekipit për dialogun, transmeton arbresh.info.
“Presidenti i vendit përfaqëson brenda dhe jashtë. Ai që e njeh Kushtetutën e din qartë. Ne si spektër politik duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara sa më gjithëpërfshirës. Kemi një qeveri të pakicës shqiptare që duhet të punojmë edhe me opozitën.
Në fund të fundit çështja i takon parlamentit që çdo marrëveshje do të kalojë në Parlament 2/3. Kjo është përgjegjësi Kushtetuese dhe ligjore dhe nuk është çështje e seminareve”, ka deklaruar ai pasi vendosi lule tek pllaka memorialë e KFOR-it në Prishtinë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1464335557108444/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...