Thaçi jep detaje për takimin me Vuciqin, thotë se do raportojë gjithçka në Kuvend

22:05 | 2 Mars 2020
L G

Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, ka dhënë detaje rreth takimit të tij me  presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi në Klan Kosova tha se ky takim është realizuar me ftesë nga ambasadori Rechard Grenell, dhe se në takim, sipas tij takimi ka dërguar mesazhin e paqes, stabilitetin dhe fqinjësisë së mirë.

“Takimi ka dërguar mesazhin e qartë të paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë dhe mesazhin për tërë Ballkanin Perendimor se paqja mund të arrihet  nën lidershipin e SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump. Takimi ka qenë i mirë dhe mund të them se ka qenë në kornizat e korrektësisë dhe konstruktivitetit ndërshtetëror.”, u shpreh Thaçi.

Ai, mohoi të jetë nënshkruar ndonjë marrëveshje mes tij dhe Viçiqit.

“Nuk ka pasur negociata. Ka ndodhur takim i vullnetit të mirë, pasi që të dy presidentët kemi qenë në vizita të ndara në Uashington, në takime diplomatike. Prandaj sot jemi ftuar në takim nga ambasadori Grendell në një takim në Shtëpinë e Bardhë  gjë të cilën edhe e ka organizuar drejtpërdrejt me  dijeninë dhe mbështetjen e presidentit Trump”, tha Thaçi.

Ai po ashtu tha se  të mërkurën ose të enjten do të kërkojë të raportojë në Kuvend për takimin e sotëm me Vuçiqin.

“Unë rrugës duke u kthyer për në Kosovë, menjëherë do të bëj kërkesën për raportim në  Kuvendin e Republikës së Kosovës, mundësisht të mërkurën apo të ejten, në mënyrë që të jetë një transparencë e plotë edhe për takimin në Uashington mes meje dhe presidentit Vuciq, por edhe  për takime dhe zhvillime të tjera, dhe të ardhmen që duhet ta ndërtojmë bashkërisht si institucione, si parti, si shoqëri civile, media dhe qytetarë të vendit, në mënyrë që ta përshpejtojmë këtë proces dhe të mos stagnojmë”, tha Thaçi./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme