Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar përvjetorin e lumturimit të Nënës terezë.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se jemi krenarë që qytetërimi ynë i dha botës një personalitet të shquar.
Statusi i plotë:
Sot është përvjetori i 14-të i lumturimit të Nënë Terezës, tashmë Shën Tereza, i humanistes shqiptare me famë botërore.
Jemi krenarë që qytetërimi ynë i dha botës një personalitet të shquar, emri i së cilës njihet në tërë globin për mirësi, solidarizim me të varfrit, të sëmurët dhe të pambrojturit.
Shën Tereza një jetë të tërë ia kushtoi njerëzimit. HTH